Të nderuar miq/e dhe anëtarë të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,
Më 13 qershor 2026, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare organizon një takim biznesor për networking dhe panair në Lucernë të Zvicrës, duke bashkuar biznese shqiptare nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare.
Ky organizim synon të krijojë një hapësirë të hapur për njohje, rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash, si dhe për të diskutuar mundësi konkrete bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe profesionistëve shqiptarë që veprojnë në tregun zviceran dhe më gjerë.
Përmes takimeve direkte B2B dhe prezantimeve të bizneseve pjesëmarrëse, eventi do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja brenda komunitetit shqiptar të biznesit.
Panairi dhe networking-u do t’u japin pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të takojnë partnerë potencialë dhe të ndërtojnë bashkëpunime afatgjata.



